INFO SESIONI “NOCIONI I SHOQËRISË CIVILE”
Datë: 20 qershor 2019 | Ora: 10:00 – 12:00 | Vendi: Salla e Konferencave, KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Kat.12, Lakrishtë, Prishtinë
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes programit të saj për ngritje të kapaciteteve për organizatat e shoqërisë civile (OShC) në Kosovë, ofron Info Sesione që janë format i ligjëratave të shkurta dhe të strukturuara rreth një teme.
Info Sesioni i radhës me temë “Nocioni i Shoqërisë Civile”, do t`ju ndihmojë ta njihni nga afër sektorin e shoqërisë civile, duke ju ofruar informacion për:
• Rolin dhe funksionin që kanë OShC-të në demokratizimin e vendit;
• Historinë e zhvillimit të shoqërisë civile dhe strukturën e sektorit të OShC-ve në Kosovë;
• Dallimet dhe ngjashmëritë në mes të formave kryesore të OShC-ve në Kosovë;
• Mundësitë ligjore dhe praktike për pjesëmarrje qytetare në jetën publike në përgjithësi, me fokus të veçantë në organizim të komunitetit dhe adresim të nevojave të tyre në institucione publike të nivelit qendror dhe lokal.
Kush mund të merr pjesë?
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët kanë interesim për sektorin e shoqërisë civile.
Regjistrimi
Regjistrimi është i obligueshëm dhe vendet janë të kufizuara. Përparësi do t’u jepet atyre që shprehin të parët interesimin për pjesëmarrje.
Të interesuarit duhet të regjistrohen on-line në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/HH8JZWH
Ligjërues
Dren Puka – Drejtor për Hulumtim dhe Avokim në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Është autor i Indeksit Kosovar të Shoqërisë Civile 2018, Matricës për monitorim për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile. Si përfaqësues i shoqërisë civile, ai ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e Strategjisë së parë për bashkëpunim të Qeverisë me shoqërinë civile, si dhe ka përfaqësuar pozicionin e shoqërisë civile në grupin punues për hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Liri të Asocimit në OJQ.
Afati i fundit për regjistrim është 18 qershor, ora 12:00.
Përkrahur nga: