KCSF, me përkrahjen e Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë në Kosovë, hapi Qendrën e KCSF-së për shoqëri civile, e cila do të ofrojë informata, trajnime, këshillime dhe njohuri mbi zhvillimin eshoqërisë civile dhe procesin e integrimit europian.
Qendra e KCSF-së do të ofrojë shërbime për organizata të shoqërisëcivile, institucione publike, donatorë dhe qytetarë e grupe tjera tëinteresuara për legjislacionin për shoqëri civile, qeverisjen ebrendshme të organizatave të shoqërisë civile, pjesëmarrjen qytetare nëvendim-marrje, pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e integrimiteuropian si dhe fondet për shoqëri civile.
Aktiviteti i parë i Qendrës së KCSF-së ishte prezantimi dhe diskutimi i“Matricës së monitorimit për ambientin e favorshëm për zhvillim tëshoqërisë civile”, instrument ky rajonal për monitorim të zhvillimit tësektorit i zhvilluar dhe aplikuar nga vet organizatat e shoqërisë civiletë Ballkanit Perendimor dhe Turqisë.
E hapur çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 14:00,Qendra e KCSF-së është vazhdimësi e punës së deritashme të KCSF-së nëpërkrahje të zhvillimit të shoqërisë civile dhe procesit të integrimiteuropian të Kosovës.
Për më tepër, vizitoni linkun e Qendrës së KCSF-së.