Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton kompanitë që mund të furnizojnë dhe dorëzojnë 12 laptopë të rinj dhe 12 monitorë të rinj për stafin e KCSF-së për sigurimin e kushteve optimale të punës. Kjo Ftesë për Tender është e hapur për të gjithë tenderuesit e kualifikuar siç përshkruhet në Ftesën për Tender. Tenderuesit e suksesshëm do të kryejnë furnizimin e mallrave deri në datën e synuar të përfundimit të specifikuar në dosjen e tenderit.
Informacionet e detajuara të tenderit, së bashku me formularët e nevojshëm që duhet të plotësohen, mund të shkarkohen në materialin e bashkëngjitur më poshtë.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 31 gusht 2021.
Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë tenderin me e-mail në tender@kcsfoundation.org me numër reference ITT 02/2021 në kolonën Subject. Mos dorëzimi i të gjitha dokumenteve të kërkuara me udhëzimet e përshkruara në këtë ITT do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës nga shqyrtimi.