KCSF fton të gjitha kompanitë ose organizatat ndërkombëtare dhe vendore me përvojë relevante të dorëzojnë propozimet e tyre për ofrim të shërbimeve mbështetëse për zhvillim organizativ të KCSF-së, sipas specifikimeve të paraqitura në Termat e Referencës më poshtë.
Ofertat duhet të dërgohen me email në tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin e referencës RFP 02/2024 në titullin e emailit. Ofertat e dërguara pas afatit dhe ato që nuk përkojnë me kërkesat dhe format përkatëse nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për dërgim të propozimeve është data 27 maj 2024, ora 23:59.
Të gjitha informatat e detajuara, përfshirë formularët që duhen plotësuar, mund të shkarkohen nga vegëzat më poshtë.