FTESË PËR APLIKIM – SHKOLLA PËR INTEGRIM EUROPIAN

Shkolla për Integrim Europian (www.shkollaeuropiane.org) është një projekt i nisur në vitin 2005 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS (www.kfos.org) dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF (www.kcsfoundation.org).

Deri më tani Shkolla për Integrim Europian ka ofruar një programtë veçantë të ngritjes së njohurive mbi historikun, institucionet,kornizën ligjore, politikat dhe proceset e politikave në BE, Europën sinjë faktor global, si dhe të ardhmen e rajonit brenda procesit tëintegrimit europian, me fokus të veçantë në marrëdhëniet Kosovë – BE.Qëllimi i përgjithshëm i Shkollës është përgatitja e kuadrove rrethsfidave drejt Integrimit Europian. Ky qëllim është arritur në masë tëmadhe duke ngritur nivelin e njohurisë dhe vetëdijes ndër pjesëmarrësitnë çështjet dhe politikat europiane, rrjedhimisht duke i bërë të gatshëmqë njohuritë e fituara t’i transferojnë dhe përdorin në punën e tyre.Për më shumë se dhjetë vite të ekzistencës së saj, Shkollën e kanëvijuar mbi 1000 pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm, si:administrata publike, shoqëria civile, mediet, bizneset, organizatat endryshme profesionale dhe zyret ndërkombëtare në Kosovë.

Zhvillimet në Bashkimin Europian, hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës,roli dhe ndikimi i politikave kyçe të BE-së në vendin tonë, si dheintensifikimi i marrëdhënieve Kosovë – BE, janë elemente që kanë ndikuarnë ridizajnimin e këtij moduli.

Shkolla do të ofrojë 1 modul bazik me 4 punëtori për një grup prej 20 të përzgjedhurish me temat:

1. Institucionet dhe vendimmarrja në Bashkimin Europian, 26 – 27 shtator 2016;
2. Korniza ligjore e Bashkimit Europian: acquis communautaire, 18 – 19 tetor 2016;
3. Politikat kyçe të Bashkimit Europian, 1 – 2 nëntor 2016;
4. Kosova dhe Bashkimi Europian, 9 nëntor 2016.

Pas përfundimit të 4 punëtorive, pjesëmarrësit e Shkollës do t’i nënshtrohen testit vlerësues.

Të gjitha punëtoritë do të mbahen në Prishtinë. Të drejtë aplikimi kanëtë gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë dhe që janënë marrëdhënie pune. Përparësi në përzgjedhje do të kenë kandidatët tëcilët dëshmojnë se pjesëmarrja do t’i ndihmojë me njohuri institucionitapo organizatës në të cilën ai/ajo punon.

Aplikacioni plotësohet online dhe duhet të përmbajë të gjitha dokumentet e mëposhtme:

1) Formulari për aplikim i plotësuar online (webfaqja www.shkollaeuropiane.org)
2) Rezyme profesionale – CV
3) Letër motivimi për pjesëmarrje
4) Letër rekomandimi e dedikuar për këtë shkollë (nënshkruar dhe e vulosur nga punëdhënësi)

Afati i fundit për aplikim është 16 shtator 2016, ora 14:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes email-it.Informata më të hollësishme mund të gjeni në webfaqen e Shkollës www.shkollaeuropiane.org ose çdo ditë pune prej orës 10:00 – 12:00 në tel. 038 248 – 636 ose përmes email adresës info@shkollaeuropiane.org.