FTESË PËR APLIKIM PËR BURSA PËR UNIVERSITETIN E OKSFORDIT 2013-2014

KCSF fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë bursat për Universitetin e Oksfordit 2013-2014, të cilat janë bashkëfinancuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Londër dhe Universiteti i Oksfordit.

Bursat janë të dedikuara për kurset e selektuara një-vjeçare Master brenda departamentit të Shkencave Sociale dhe Humane të Universitetit të Oksfordit.

Secila bursë ofron pagesë për shkollim një vjeçar dhe mbulon tarifat e kolegjit në Universitetin e Oksfordit, bursë për mbulimin e shpenzimeve të jetesës (vetëm për një person), dhe biletë kthyese me aeroplan nga vendi i studimeve për në vendin amë. Me përfundimin e bursës, studijuesit do të kthehen në vendet e tyre.

Aplikantët duhet të kenë kualifikime të shkëlqyera akademike dhe të zotërojnë rrjedhshëm gjuhën angleze.

Detaje më të hollësishme, formularët e aplikimit dhe lista e kurseve të pranueshme janë në dispozicion në kontaktet e mëposhtme:
Email: scholarships@kcsfoundation.org ose telefon: 038/248 636 dhe 248 643, ose drejpërdrejtë në zyret e KCSF-së: Rr. Fazli Grajqevci 4 / a, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen deri të premten, 18 janar 2013.

Intervistat e kandidatëve të përzgjedhur do të mbahen në Kosovë në prill 2013. Për datat e sakta të intervistave kandidatët do të njoftohen para kohës së intervistës.

Ju lutemi vini re: vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet për intervistë do të merren parasysh.