Dita Ndërkombëtare e Tokës, na fton të ndalemi e të reflektojmë jo vetëm për gjendjen e planetit, por edhe për mënyrën si kemi zgjedhur të bashkëjetojmë me natyrën.
Sepse ajo me të cilën përballemi nuk është thjesht një krizë mjedisore por pasojë e një modeli zhvillimor që vazhdon të vendosë interesat afatshkurtra mbi natyrën dhe mirëqenien e përbashkët.
Ndotja e ajrit, menaxhimi i dobët i mbeturinave dhe keqshfrytëzimi i burimeve natyrore nuk janë thjesht sfida teknike por simptoma të një sistemi që harron se njerëzit dhe natyra janë pjesë e një ekosistemi të pandashëm, ku mirëqenia e njërit varet nga tjetri.
Na duhet një qasje e re e cila bazohet në respekt, kujdes dhe solidaritet me mjedisin dhe komunitetin ku jetojmë.
Në këtë ditë, zgjedhim të përgjigjemi me dashuri dhe përgjegjësi. Sepse çdo veprim që bëjmë së bashku, jo vetëm që mbron planetin, por edhe forcon komunitetet tona dhe krijon një të ardhme më të drejtë dhe më të shëndetshme për të gjithë.