Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ndërsa kujtojmë kontributin e çmuar të çdo punëtori/e, ndalemi për të reflektuar mbi betejat historike për të drejtat e punëtorëve.
Nga përpjekjet për orar më të shkurtër pune deri te betejat e vazhdueshme për paga të drejta, siguri në vendin e punës, dhe barazi gjinore lëvizja punëtore ka shënuar përparime të mëdha drejt ndërtimit të një bote më të drejtë.
Megjithatë, beteja vazhdon. Shumë punëtorë anembanë botës vazhdojnë të përballen me shfrytëzim, mjedise të pasigurta dhe mungesë të të drejtave themelore.
Këtë ditë të majit, le të festojmë përparimin e arritur dhe njëkohësisht të pranojmë përgjegjësinë e përbashkët për të siguruar që çdo punëtor të ketë të drejta të plota, respekt dhe dinjitet në punë.