Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit

Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe një nga gurët themelorë të demokracisë pa të cilën nuk mund të ketë transparencë, llogaridhënie apo pjesëmarrje të vërtetë qytetare.

Kjo ditë na kujton se gazetaria e lirë nuk mund të merret e mirëqenë, dhe se ka nevojë për më shumë se fjalë mbështetëse. Ka nevojë për mbrojtje të vazhdueshme, kushte të dinjitetshme pune dhe një klimë që nxit guximin për të thënë të vërtetën.

Sot, dhe çdo ditë, qëndrojmë në krah të gazetarëve dhe mediave që punojnë me integritet, pavarësi dhe guxim. Sepse një shoqëri që mbron lirinë e shtypit, mbron vetveten