Bordi Drejtues i KCSF i përshëndeti tre anëtarët e jashtëzakonshëm, mandati i të cilëve përfundoi pas gati një dekade shërbimi, që nga viti 2015. Mbledhja e 51-të e Bordit, e mbajtur në fund të muajit mars, ishte e fundit për Ardita Zejnullahun, e cila shërbeu edhe si Kryesuese e Bordit që nga viti 2018, Kristof Benderin dhe Filloreta Bytyçin.
Udhëheqja, përkushtimi dhe besimi i tyre në misionin e KCSF na kanë ndihmuar në arritjet e jashtëzakonshme e tejkalimin e sfidave të përbashkëta. Jemi thellësisht mirënjohës për kohën, energjinë dhe kujdesin ndaj punës dhe vizionit tonë.
Nga të gjithë ekipi i KCSF-së, faleminderit për këtë rrugëtim të përbashkët.
Do të mbeteni përgjithmonë pjesë e historisë së KCSF-së.