Shpend Emini udhëheq Zyrën e Helvetas në Kosovë, duke ushtruar njëkohësisht edhe funksionin e Zëvendës Menaxherit të Projektit për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS). Me mbi 25 vjet përvojë në aktivitetet humanitare, shoqërinë civile dhe zhvillim ndërkombëtar dhe bashkëpunim, ai ka mbajtur pozita të larta drejtuese në Helvetas, Democracy for Development (D4D) dhe Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).
Gjatë karrierës së tij, Shpendi ka udhëhequr iniciativa në fushën e qeverisjes, decentralizimit, pjesëmarrjes demokratike dhe reformave institucionale, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet publike, komunat, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit. Ekspertiza e tij përfshin hartimin e politikave publike, qeverisjen lokale, zhvillimin organizativ, avokimin, pjesëmarrjen qytetare, zhvillimin e shoqërisë civile, monitorimin dhe vlerësimin, si dhe ndërtimin e paqes. Ai ka kontribuar në hartimin e strategjive, legjislacionit dhe reformave që synojnë forcimin e qeverisjes demokratike, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë.
Shpendi ka përfunduar studimet master në Menaxhim dhe Marketing dhe studimet bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze, turke dhe serbe.