Saranda Ramaj punon si gazetare në “Koha Ditore” që nga viti 2013. Fushat të cilat i mbulon lidhen me prokurimin publik, sistemin e drejtësisë dhe korrupsionin në shëndetësi. Ajo po ashtu merret me hulumtime për organizata të ndryshme që në theks kanë politikat shëndetësore në vend. Për 11 vjet pune si gazetare është shpërblyer 19 herë me çmime për gazetari hulumtuese vendore e rajonale, përfshirë këtu edhe çmimin Gazetarja e Vitit në vitin 2022, dhe për Raportimin me të mirë në Shëndetësi për vitin 2023. Saranda përmes programeve të ndryshme trajnon të rinjtë për gazetari hulumtuese e raportimet e ndjeshme.