Rreze Hoxha është zyrtare për Ngritje të Kapaciteteve në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me mbi dhjetë vite përvojë në menaxhimin e programeve, zhvillimin institucional, edukim dhe inovacion social. Puna e saj fokusohet në fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile përmes zhvillimit të kapaciteteve, vlerësimit organizativ, mentorimit dhe matjes së ndikimit. Para se t’i bashkohej KCSF-së, Rrezja ka qenë Drejtore e Programeve në TOKA, ku ka udhëhequr programe në fushën e edukimit dhe zhvillimit të të rinjve, si dhe ligjëruese e ftuar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, me fokus në të nxënit përmes përvojës dhe metodologjitë inovative të mësimdhënies. Ajo ka përfunduar masterin në Inovacion Social dhe Menaxhment në WU Vienna University of Economics and Business dhe studimet bachelor në Psikologji të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.