Kontakt: herolinda.demolli@kcsfoundation.org
Herolinda është Menaxhere Financiare në kuadër të Aktivitetit për Angazhim Qytetar në KCSF.
Ajo ka mbi 13 vite përvojë pune kryesisht në shoqërinë civile ku ka menaxhuar aspektin financiar dhe administrativ të shumë projekteve nga donatorë dhe partner të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar.
Ka diplomuar në nivelin Bachelor dhe Master në fushën e Ndërmarrësisë, Menaxhmentit dhe Politikave Publike në Prishtinë. Është çertifikuar për përdorim të programeve të ndryshme financiare, monitorim të institucioneve në nivel lokal nga misioni i OSBE-së. Dhe është përfituese e programit professional çertifikues në fushën e ekonomisë nga Simon Business School në Universitetin e Rochester-it.
Fokusi i punës së saj është në përmirësimin e metodave të raportimit financiar që ndihmojnë vendimmarrjen, sigurojnë përdorimin efektiv të burimeve financiare dhe promovojnë transparencën e llogaridhënien brenda dhe jasht organizatës.