Kontakt: arber.fetahu@kcsfoundation.org
Arbër Fetahu është Koordinator i Granteve në KCSF. Ai ka mbi 8 vjet përvojë profesionale në organizata të shoqërisë civile dhe në një përiudhë të shkurtër edhe në media. Arbri ka qenë i angazhuar si Hulumtues dhe Menaxher Projekti në Grupin për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.Puna e tij ka qenë e fokusuar kryesisht në politikën e jashtme, demokratizimin, integrimin evropian dhe qeverisjen. Po ashtu, ka menaxhuar projektet më të mëdha të institutit. Ndër të tjera, ka punuar si hulumtues në Institutin Kërkimor për Zhvillim dhe Çështje Evropiane, si dhe në Inkubatorin e Sipërmarrjes së Universitetit të Prishtinës – VentureUP në cilësinë e drejtorit të Komunikimit dhe Monitorimit dhe Vlerësimit.
Arbri është autor i dhjetëra analizave dhe raporteve me think-tank vendor dhe ndërkombëtar në fushën e integrimit evropian, dialogut Kosovë – Serbi dhe integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ai ka marrë pjesë në shumë takime ndërkombëtare ku edhe ka prezantuar punën e tij dhe të organizatës si në Clingendael Institute në Hagë të Holandës dhe në Aspen Institute në Gjermani. Ai ka përfunduar studimet e masgjistraturës në fushën e Studimeve Globale/Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Mizurit (Missouri State University) si pjesë e Programit të Udhëheqjes Transformuese të USAID-it.