ÇMIMI PËR DEMOKRACI

Ky Çmim ka për qëllim t’i nderojë të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e demokracisë në Kosovë, në të gjitha fushat, përmes angazhimit qytetar në nivele të ndryshme të qeverisjes dhe/ose përmirësimit të të drejtave civile, sociale, ekonomike ose kulturore të grupeve të ndryshme të qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë të grupeve të margjinalizuara. Të gjitha nominimet do të shqyrtohen veç e veç dhe do të vlerësohen nga një bord i pavarur, bazuar në këto kritere: o Dizajnimi dhe zbatimi i një nisme të suksesshme (qasje, aktivitet, projekt etj.) në promovimin dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë gjatë vitit në fjalë; o Natyra inovative e nismës; o Ndikimi aktual ose i pritur i kësaj nisme, përfshirë potencialin për zgjerim/përsëritje; o Guximi i organizatës ose i individit i shprehur përmes nismës; o Nismat që drejtpërsëdrejti i përfshijnë qytetarët në angazhimin e tyre ose kontribut të rëndësishëm të qytetarëve në jetën publike dhe/ose hartimin e politikave;