1. A financon kjo thirrje edhe individët që kanë biznese?
Sipas udhëzuesit për aplikim për grante urgjente në rastet kur aplikantët janë individë ose nisma të paregjistruara, ata duhet të dëshmojnë se angazhimi i tyre është jo për përfitim dhe është më shumë për përfitim publik dhe jo për interes privat. Bizneset nuk janë të kualifikuara, ndërsa, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar kostot e organizatës së tyre ose për të mbajtur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
2. Ku mundemi me e gjet udhëzuesin për aplikim për grante urgjente ?
Të gjitha informatat në lidhje me thirrjen për aplikim për grante urgjente duke e përfshirë edhe udhëzuesin për aplikim i gjeni në webfaqen e KCSF-së në vegëzën këtu .
3. A mund të aplikojmë edhe nga Shqipëria apo vetëm në bashkëpunim me OJQ-të nga Kosova?
Bazuar në udhëzuesin për aplikim për grante urgjente në këtë thirrje kanë të drejtë aplikimi individët, nismat e paregjistruara ose organizatat aktive në Kosovë të angazhuara në ndonjë iniciativë jofitimprurëse (degët e OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë nuk kanë të drejtë të aplikojnë). Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për partnerët.
4. Sa është shuma maksimale me të cilën mund të aplikojmë?
Shuma maksimale e përkrahjes në kuadër të thirrjes për aplikim për grante urgjente është 3,000 EUR.
5. Për sa muaj mund të aplikojmë në thirrjen për grante urgjente?
Periudha maksimale me të cilën mund të aplikoni në thirrjen për grante urgjente është 12 muaj.
6. A mundemi të aplikojmë për zeje ?
Aplikimi juaj duhet të jetë në fushën e demokratizimit dhe fushave të programit EJA Kosovë. Për më shumë detaje rreth programit EJA Kosovë dhe atë se cilat iniciativa synohen të përkrahen përmes këtij progami, ju lutem shihni udhëzuesin për aplikim për grante urgjente këtu.
7. Ku mundemi me e gjet formën për aplikim për grante urgjente dhe cilat dokumente duhet të bashkëngjiten lidhur me aplikimin?
Të gjitha informatat mbi thirrjen për aplikim për grante urgjente, duke përfshirë formularin për aplikim së bashku me dokumentet tjera i gjeni këtu .
8. A është e domosdoshme që të aplikojmë në tri gjuhë (shqip, serbisht, anglisht) apo vetëm njërën nga to?
Aplikacioni mund të plotësohet në njërën nga gjuhët për aplikim, nuk është e domosdoshme që të dorëzohet në të tri gjuhët.
9. A ka kufizime në temat që ne mund ti përzgjedhim?
Jo nuk ka kufizime në temat që mund ti përzgjidhni.
10. Çfarë konsideroni si çështje urgjente në një komunitet?
Çështje urgjente konsiderohet çfarëdo çështje që ka nevojë për kontribut dhe reagim të shpejtë për të cilat nuk ka kohë të mjaftueshme për të aplikuar dhe reaguar përmes instrumenteve të tjera dhe thirrjeve të rregullta siç janë grantet për projekte.
11. Sa projekte do të përkrahen për këtë thirrje ?
Sipas buxhetit të cilin e kemi të aprovuar për këtë vit, tentativisht do të përkrahen rreth 12 projekte. Megjithatë kjo do varet nga numri i aplikimeve dhe cilësia e tyre. Jo domosdoshmërishtë do të shpenzohet i tërë buxheti në dispozicion.
12. Në thirrjen për aplikim për grante urgjente a përkrahen edhe projektet ekzistuese?
Projekte ekzistuese mund të përkrahen nëse i përmbushin të gjitha kërkesat dhe kriteret e urgjencës të cilat janë të shpjeguara në udhëzuesin për aplikim për grante urgjente. Shtesë, projekti duhet të kontribuoj në qëllimin e përgjithshëm dhe rezultatet e programit EJA Kosovë.
13. A janë të pranueshme kostot për blerjen e paisjeve që do ta ndihmojnë realizimin e projektit?
Të gjitha kostot e papranueshme janë të listuara në udhëzuesin për aplikim për grante urgjente. Paisjet në parim nuk ndalohen por domosdoshmëria e blerjes së tyre duhet të arsyetohet.