1.A keni ndonjë template për buxhet, apo supozohet ta punojmë në formatin që e përdorim zakonisht që edhe kjo të hyjë në vlerësim dhe fushë potenciale për zhvillim?
Po, ju duhet të përdorni shabllonin për buxhetin e propozuar që është pjesë e sistemit online të aplikimit të EJA Kosovë. Ky shabllon është dizajnuar për të siguruar uniformitet dhe lehtësi në vlerësimin e aplikacioneve. Shabllonet, përveç në sistemin online mund t’i gjeni në webfaqen tone, në vegzën: Grantet për zhvillim organizativ – KCSF
2.Kur thuani që të demonstrohet se kemi kapacitet për menaxhim të projektit ju lutem për informatën se cila është mënyra për ta demostruar këtë – permes buxhetit paraprak dhe ndonjë formë tjetër e demostrimit të këtyre kapaciteteve? Nese ka të tjera ju lutem qe t’i listoni.
Kapaciteti për menaxhim mund të demonstrohet përmes disa elementeve siç janë buxheti paraprak, dokumentet mbështetëse përfshirë pasqyrat financiare vjetore dhe raportet e auditimit (nëse aplikuesi është i detyruar ligjërisht t’i ketë ato), struktura organizative – shpjegimi i mekanizmave të brendshëm të kontrollit, qeverisjes dhe menaxhimit financiar të organizatës, historikut të projekteve të mëparshme.
3. A parasheh ky grant fillimin e zbatimit të ndonjë aktiviteti te ri të organizatës, apo bazohet vetëm ne projektet të cilat aktualisht janë në zbatim?
Granti për Zhvillim Organizativ nuk mbështet projektet e rregullta, por fokusohet ekskluzivisht në zhvillimin organizativ. Për shembull:
4. A mund të parashihet si aktivitet zhvillimi i strategjisë dhe planit të aktiviteteve për periudhën 2025-2027 për shembull me udhëheqje nga ndonjë konsulent i jashtem – arsyetimi për konsulent të jashtëm është sepse ai/ajo do të sheh më objektivisht lidhjen e projekteve me aktivitetet e organizatës dhe përmbushjen e objektivave të saj?
Po, është e pranueshme që të përfshini zhvillimin e strategjive dhe planeve të aktiviteteve si pjesë e aktiviteteve të zhvillimit organizativ. Konsulentët e jashtëm mund të angazhohen.
5. Në rast të hartimit të politikave të brendshme të organizatës a do të mundë të angazhohet ndonjë ekspert i jashtëm i cili do ta udhëhiqte procesin?
Po, ky grant mbështet angazhimin e ekspertëve të jashtëm për të udhëhequr proceset që lidhen me zhvillimin e politikave të brendshme. Aktivitetet e tilla janë pjesë e ndërhyrjeve të kualifikueshme për të mbështetur qeverisjen dhe strukturat e brendshme të organizatës.
6. A do të merren parasysh aplikimet nga organizatat e reja, pasi që në thirrje janë të përmendura dy pika(më poshtë) të cilat një organizatë e re, e regjistruar vitin 2024 nuk i përmbush?
-Pasqyrat financiare vjetore të organizatës per dy (2) vitet e fundit (2022 dhe2023):
-Raportet e auditorit për dy (2) vitet e fundit (2022 dhe 2023), nëse organizata aplikuese është e detyruar ligjërisht të posedojë raportin e auditimit, ose nëse organizata e ka atë pavarësisht nga detyrimet ligjore).
Duke ju referuar udhëzuesit për aplikim në skemën e Granteve për Zhvillim Organizativ, ju njoftojmë se pasqyrat financiare dhe raportet e auditit kërkohen të dorëzohen vetëm nga ata aplikantë që do të përfshihen në listën e ngushtë, pas njoftimit për përzgjedhje. Për më tepër, këto dokumente, nëse nuk janë të aplikueshme, nuk kërkohen nga organizatat e krijuara së fundmi.
7. Si një organizatë e sapokrijuar (dhjetor 2024) pa ende pa asnjë projekt në portofolin tonë, a është shumë herët që ne të aplikojmë për këtë grant?
Po, edhe pse jeni organizatë e re keni drejtë aplikimi në këtë thirrje për Grante për Zhvillim Organizativ.
8.Sa i përket kostove të papranueshme (TVSH për shpenzime mbi 200 euro), a do të thotë kjo që ne nuk mund të blejmë pajisje që kushtojnë mbi 200 euro, apo që TVSH-ja për shpenzime të tilla duhet të mbulohet nga ne?
Në rast se jeni përfitues i grantit atëherë gjatë zbatimit të grantit, shuma maksimale e lejuar për pagesa në para të gatshme është 200 EUR kurse të gjitha pagesat individuale (një faturë) që tejkalojnë shumën prej 200 EUR përjashtohen nga TVSH-ja. Grantisti duhet të plotësojë kërkesën për lirim nga TVSH-ja në përputhje me formular dhe procedura përkatëse që do të publikohen në webfaqen e KCSF-së.
9. Përderisa doganat nuk mbulohen, a mund të konfirmoni nëse kostot e transportit do të jenë të pranueshme?
Sipas udhëzuesit për aplikim dogana dhe detyrimet e importit janë shpenzime të papranueshme kurse shpenzimet e transportit për ndonjë aktivitet të caktuar që ka arsyeshmëri dhe përshkrim të detajuar janë shpenzime të pranueshme.