Promovimi i mundësive të vullnetarizmit

Komponenti i punës vullnetare do të kontribuojë në ndërtimin e lidhjeve të OSHC-ve me një grup njerëzish që do të jenë të njohur me punën dhe mund të shërbejnë si komunitet dhe bazë e mundshme për donacionet e ardhshme. Nëpërmjet Akademisë së Udhëheqësisë në Komunitet, një grup vullnetarësh të pajisur me njohuri mbi rëndësinë e punës së OSHC-ve do të shërbejë si burim i rëndësishëm për mobilizimin e kolegëve të tyre si dhe do ta informojë CEA-në për zhvillimin e zgjidhjeve për ta nxitur punën vullnetare, të cilat do t’i ndihmojnë CiviKos-it në trajnimin për komponentin e punës vullnetare nga këndvështrimi institucional. Në këtë kuadër do të zhvillohet studimi fillestar për ekosistemin dhe mundësitë e vullnetarizmit në Kosovë, ku rekomandimet e dhëna do të shërbejnë për të hartuar aktivitetet vijuese në të ardhmen.