Avokimi i bazuar në dëshmi për rritjen e transparencës rreth shpërndarjes së fondeve publike përmes monitorimit të rreptë të procesit dhe presioni shoqërues do t’i nxisë OShC-të të bëhen bashkë për të kërkuar përmirësim të procesit. Procesi i hapur dhe transparent i shpërndarjes së fondeve publike do të kontribuojë në thyerjen e perceptimeve të përvetësimit të OShC-ve nga qeveria të cilat përfitojnë nga fondet publike dhe i paraqesin ato si burime të qëndrueshme alternative. KCSF në bashkëpunim me OJQ Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) do të hartojë një metodologji monitorimi për financimin publik të ndarë nga institucionet e nivelit lokal / komunat. Në bazë të kësaj metodologjie dhe me angazhimin e OShC-ve dhe aktivistëve vendorë do të kryhet një proces monitorimi në të gjitha komunat e Kosovës. Gjetjet nga Raportet e Monitorimit do të publikohen çdo vit dhe do të përdoren si mjet avokimi për të përmirësuar më tej transparencën dhe rregullsinë e financimit publik për OShC-të.