Si përgjigje ndaj mungesës së ekspertizës profesionale në fusha specifike tematike në dispozicion të OShC-ve, si dhe duke shfrytëzuar potencialin e ekspozimit ndaj ideve të reja dhe metodologjive të punës të ofruara nga diaspora, KCSF në bashkëpunim me OJQ Germin do të ofrojë mundësi për ofrimin e këtij shkëmbimi. Profesionistët e diasporës paraqesin një burim të çmuar për OSHC-të të cilat do të kalojnë nëpër ngritjen e kapaciteteve për organizimin e komunitetit, e mobilizimin e burimeve. Si rezultat, KCSF në partneritet me Germin do të zhvillojë një program përputhshmërie ku ekspertët e diasporës do të angazhohen në OShC-të e ndryshme të Kosovës.