Me synimin për ta përmirësuar dialogun ndër-sektorial si dhe bashkëpunimin dhe eksplorimin e potencialit të mbështetjes së sektorit privat vendor për shoqërinë civile, CEA do të bëj bashkë përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm (qytetarët, OShC-të, institucionet publike dhe private) në ndërtimin e një dialogu dhe partneriteti për ofrimin e zgjidhjeve konkrete të përbashkëta për kauzat sociale. Ky qëllim synohet të arrihet duke organizuar forume joformale të filantropisë dhe duke i mbështetur nismat që i adresojnë dhe i ofrojnë zgjidhje për çështjet sociale përmes bashkëpunimit ndër-sektorial.