Me qëllim që të arrihet rritje e besimit publik tek OShC-të, CEA synon të kontribuoj që të kuptohet më mirë puna dhe marrëdhëniet e zhvilluara me shoqërinë civile përmes rritjes së transparencës së përgjithshme të OShC-ve ndaj qytetarëve, por edhe duke e adresuar nevojën për raportim gjithëpërfshirës financiar të sektorit. Në këtë aspekt, përmes procesit gjithëpërfshirës konsultues, CEA do të kontribuojë në hartimin e Propozimit për politika për sistemin e raportimit financiar për OShC-të dhe do të avokojë për krijimin e një platforme të transparencës për OShC-të e cila do të shërbente si mekanizëm që e lehtëson zbatimin e ndryshimeve të politikave dhe iu mundëson organizatave që me lehtësi t’i paraqesin të dhënat e tyre financiare, duke arritur kështu transparencë më të madhe të sektorit të shoqërisë civile dhe besim të rritur tek ky sektor.