Krenare Lleshi angazhohet në hartim, koordinim, dhe mbikëqyrje të intervenimeve për ndërtim të kapaciteteve për më shumë se 10 vite përgjatë sektorëve jo-qeveritar, publik dhe privat. Ajo po ashtu ka mbështetur organizatat jo-qeveritare lokale dhe ndërkombëtare në zhvillimin e materialeve digjitale dhe planeve strategjike dhe është autore e bashkë-autore e manualëve dhe udhëzuesve që adresojnë transformimin digjital të organizatave, të drejtat e fëmijëve, mendimin kritik, kreativitetin, komunikimin dhe menaxhimin e projekteve.
Ajo është aktualisht e angazhuar si Udhëheqëse për Angazhim të Komunitetit me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, iniciativë e cili zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë. Krenarja është e diplomuar në programin master Mësimi, Teknologjia dhe Arsimi të Universitetit të Nottingham.