Kontakt: enes.toska@kcsfoundation.org

Enes Toska ka studiuar për arkitekturë dhe ka përvojë mbi 15-vjeçare në menaxhim të projekteve në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë. Ai kohë të gjatë ka punuar në Fondacionin Suedez Trashëgimia kulturore pa Kufij dhe OJQ EC Ma Ndryshe përderisa ka qenë i angazhuar edhe si konsulent i pavarur në UN-HABITAT, UNDP, OSCE dhe organizata e kompani të ndryshme lokale.

Ka menaxhaur programe disaçvjeçare në sektor të shoqërisë civile si dhe ka qenë autor i hulumtimeve, publikimeve, planeve lokale dhe strategjive të ndryshme. Krahas punës me institucione të nivelit qendror dhe komuna të ndryshme të Kosovës, ka qenë i përkushtuar në gjithpërfshirje të shoqërisë civile në procese të ndryshme të hartimit të politikave. Ai interesim të veçantë edhe në fushën e trashëgimisë kulturore, planifikimit hapësinor dhe ato të turizmit.