TRAJNIM TRE DITOR – MENAXHIMI DHE RAPORTIMI FINANCIAR

Datë: 19-21 shkurt 2019 | Ora: 09:00 – 16:00 | Vendi: Salla e Konferencave, KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Kat.12, Lakrishtë, Prishtinë

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve në raportim financiar dhe auditim. Po ashtu, të zhvilloj njohuritë dhe aftësitë të një menaxheri financiar, me parimet dhe teknikat e kostos dhe me elementet e kontabilitetit menaxherial të cilat përdoren për të bërë dhe mbështetur vendimmarjen.

Përgjatë trajnimit ‘’Menaxhimi dhe raportimi financiar’’ do të elaborohen temat si: kontabiliteti financiar, kontabiliteti menaxherial, ligjet dhe tatimet në Kosovë, si dhe auditimi. Pjesëmarrësit do të mund të demonstrojnë aftësitë në përdorimin e teknikave të hyrjeve të dyfishta, përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare elementare.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve:

Të drejtë aplikimi kanë përfaqësuesit e të gjitha organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë, të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e raportimit financiar dhe auditimit.

Kriteret për aplikim:
•Aplikimi bëhet duke klikuar KËTU ;
•Aplikantët duhet të kenë parasysh që pozita e tyre e punës në organizatë duhet të jetë e ndërlidhur me fushën e trajnimit (menaxherë financiar, kontabilistë, menaxherë të projekteve që kanë përgjegjësi financiare të projektit apo personel i administratës).

Përzgjedhja e pjesëmarrësve:
KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet e pesë (25) pjesëmarrësve nga organizata të ndryshme.

KCSF do të trajtojë vetëm aplikacionet e plota. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit.

Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.

Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË.

Ligjëruesja
Melita është bashkëthemeluese e kompanisë Melita&Partners SHPK e cila ofron shërbime konsulente në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve financiare të bazuara në softuerin QuickBooks® dhe Xero®.
Përvoja mbi 20 vjeçare në fushën e kontabilitetit dhe mbi 9 vjeçare në fushën e sistemeve financiare, e bën Melitën të dallohet si lidere pasionante dhe inovative në inkorporimin e teknologjive të reja në botën e menaxhimit të financave dhe kontabilitetit për të gjitha industritë, me theks të veçantë firma kontabiliteti dhe OJQ.

Që nga viti 2010, ka udhëhequr mbi 700 biznese/organizata drejtë avancimeve në sistemet për menaxhimin e financave duke kontribuar kështu në rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të tyre si dhe profesionit të kontabilistit dhe auditorit në përgjithësi.

Afati i fundit për aplikim është 13 shkurt 2019.

Qendra e KCSF-së ofron program të rregullt të ngritjes së kapaciteteve dhe shpërndarjes së informatave, si dhe i trajton kërkesat e veçanta për nevojat e OShC-ve që nuk mbulohen nga programet e rregullta.

Përkrahur nga: