THIRRJE PËR PROJEKTPROPOZIME: Integrimi social i të rinjve

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka hapur thirrjen për aplikim për projekt-propozime për përkrahjen e Integrimit social të të rinjve. Në kuadër të kësaj thirrjeje, synohet angazhimi aktiv i rinisë për qytetari aktive dhe krijimi i mundësive për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

Integrimi social i të rinjve synohet të arrihet përmes intervenimeve në përfshirjën e të rinjve në procese vendim-marrëse, iniciativa vullnetare për kauza sociale, aktivitete jashtë kurrikulës shkollore, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve për aftësi kyçe të transferueshme, krijimi i mundësive të punës dhe mundësive të vet-punësimit.

Të gjitha informatat shtesë lidhur me thirrjen për propozime, duke përfshirë udhëzimet dhe formularët e aplikimit së bashku me të gjitha shtojcat mund të gjenden më poshtë.

Për të gjitha organizatat e interesuara do të organizohen 6 sesione informuese në komunat e listuara më poshtë:
1. Mitrovicë e Jugut dhe Veriut,
2. Pejë,
3. Prizren,
4. Ferizaj dhe
5. Prishtinë.

Për vendin dhe kohën e mbajtjes së sesioneve informuese, klikoni këtu: https://www.kcsfoundation.org/activity/sesionet-informuese-thirrja-per-projekt-propozime-ne-fushen-e-integrimit-social-te-te-rinjve/.

Buxheti total i paraparë për këtë thirrje është 150,000 Euro dhe përmes tij planifikohet të përkrahen 10 organizata.

Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo detajet e aplikimit për grante mund të dërgohen me e?mail në kcsflux@kcsfoundation.org deri më 10 qershor 2019.

*Afati për dërgimin e aplikacioneve ka kaluar dhe thirrja është mbyllur.