Me kërkesë të Sekretariatit të Platformës CiviKos, KCSF organizoi trajnimin treditor për qeverisjen e brendshme të organizatave të shoqërisë civile. Trajnimi i cili u mbajt në 8-10 shkurt 2017, me ligjërues Petrit Tahirin dhe Fidan Çerkinin, u përcolli organizatave pjesëmarrëse nga rrjeti CiviKos, informata dhe aftësi thelbësore për mirëfunksionimin e një OSHC-je përmes zbatimit të legjislacionit dhe dokumenteve të tjera të brendshme.Gjithashtu, u ofruan edhe njohuri për parimet e menaxhimit financiar. Trajnimi u ndërtua në atë formë që të ofronte shembuj praktikë dhe shkëmbim të përvojave. Kështu, pjesëmarrësit morën njohuri mbi parimet dhe funksionimin e sektorit të shoqërisë civile në përgjithësi, përmes shembujve praktikë dhe shkëmbimit të përvojave.
Gjatë trajnimit u diskutuan strukturat e brendshme dhe roli i tyre në varësi të tipit të organizatës, legjislacioni i aplikueshëm dhe parimet e menaxhimit financiar në shoqëri civile. Për të mundësuar njohje mbi organizimin sa më të mirë të brendshëm e funksionim të mirëfilltë të OSHC-ve, u shtjelluan në detaje dokumentet e brendshme të organizatave dhe masat e nivelet e llogaridhënies.
Ky sesion u ndërtua mbi nevojat e organizatave që janë pjesëmarrëse në trajnim, dhe për të vënë në praktikë dhe për të vlerësuar njohuritë e fituara, të pranishmit morën pjesë në punime grupore.