Shkolla për Integrim Europian organizon ligjeratë të hapur me z. Augustin Palokaj me temën “Raportet e Kosovës me BE-në në rrethanat e reja: Fati i liberalizimit të vizave dhe i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ligjerata mbahet më 8 nëntor prej orës 11:00, në sallën e konferencave ‘ARIGA’ në Hotel Sirius në Prishtinë.
Pjesëmarrja në ligjeratë është e hapur për të gjithë të interesuarit, ndërsa regjistrimi është i obligueshëm.
Regjistrimin mund ta bëni duke dërguar këto informata: emrin dhe mbiemrin, organizatën/institucionin, pozitën dhe e-mailin tuaj në adresën diella.aliu@kcsfoundation.org.
Më poshtë, gjeni të bashkangjitur ftesën në gjuhën shqipe.