Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizoi trajnimin dy ditor “Strategji komunikimi dhe marrëdhënie me mediet”. Trajnimi u mbajt më 15 dhe 16 dhjetor 2014, në sallën e Qendrës Rinore Diakonie, në Mitrovicë.
Trajnimi u organizua bazuar në kërkesën për trajnim specifik të një grupi prej gjashtë (6) organizatave të shoqërisë civile nga komuna e Mitrovicës. Numri më i madh i pjesëmarrësve ishin nga organizatat që kanë paraqitur kërkesën për trajnim specifik, ndërsa pjesa tjetër e pjesëmarrësve iu nënshtrua procedurave të rregullta të përzgjedhjes.
Pjesëmarrësit e trajnimit u pajisen me njohuri rreth konceptit marrëdhënie me publikun dhe indentifikimit të target grupeve; parimeve të komunikimit strategjik; formave më të zakonshme të përdorura për marrëdhënie me publikun, prezantimi publik, marrëdhënia me medie; dhe hartimit të strategjisë për marrëdhënie me publikun.
Ky aktivitet ishte pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive në kuadër të Qendrës së KCSF-së të financuar nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë.