FTESË NGA SHKOLLA PËR INTEGRIM EUROPIAN – LIGJERATË E HAPUR: MARRËDHËNIET KOSOVË – BE: KËNDVËSHTRIM NGA BRUKSELI

Shkolla për Integrim Europian organizon Ligjeratën e Hapur nga z. Augustin Palokaj “Marrëdhëniet Kosovë – BE: Këndvështrim nga Brukseli”, që do të mbahet me datë 20 nëntor 2014, ora 14:00, në sallën e konferencave “Orion”.

AUGUSTIN PALOKAJ

Korrespondent i “Koha Ditore” dhe Jutarnji list, Bruksel.

Augustin Palokaj punon si korrespondent politik në Bruksel që nga viti 1998. Ai është korrespodent i gazetës ditore Kosovare më me ndikim “Koha  Ditore” dhe KTV i të përditshmes Kroate Jutarnji list. Në analizat dhe shkrimet e tij ai kryesisht merret me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, çështjet e zgjerimit dhe lidhjet në mes BE-së dhe shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Augustin Palokaj ka lindur në Kosovë më 1969. Ai përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Pejës. Që nga viti 1990 jeton në Kroaci. Z. Palokaj ka të përfunduar magjistraturën për Gazetari në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit. Z. Palokaj punon si gazetar profesional që nga viti 1993. Ai filloi karrierën e tij si korrespodent në luftën e Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës për të përjavshmen Koha dhe rrjetin botëror BBC (seksionin shqiptar dhe kroat). Ai ka shkruar dhe për IWPR, Radio Europa e Lirë, Vecernji list dhe shumë botues të tjerë.  Artikujt e tij janë publikuar në disa gazeta pjesë të Grupit Medial WAZ në Gjermani, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Palokaj punoi për dy vite si profesor asistent në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb. Z. Palokaj ka marrë pjesë si panelist dhe folës në shumë konferenca në Europë e gjetiu. Palokaj është shpërblyer si gazetari i vitit në Kosovë më 2002 dhe Gazetari më i mirë i medias së shkruar në Kroaci më 2005. Që nga viti 2005 ai është ligjerues i rregulltë në Shkollën për Integrim Europian.

Vërejtje: Mediat dhe gazetarët inkurajohen fuqimisht të marrin pjesë në këtë ligjeratë. Megjithatë, ky aktivitet nuk është i hapur për mbulesë mediale.

Regjistrimi është i obligueshëm. Për tu regjistruar, ju lutemi që emrin dhe mbiemrin, organizatën, pozitën dhe e-mailin, t’i dërgoni te:  rina.dragidella@kcsfoundation.org