ZGJERIMI I DIMENSIONEVE TË ASISTENCËS TEKNIKE PËR OSHC-TË NË KOSOVË

18 nëntor 2014, Prishtinë – Projekti i Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO) ka hyrë nëpartneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në Kosovëme qëllim që të sigurojë qëndrueshmërinë e funksioneve të TACSO-s edhepas përfundimit të këtij projekti në vitin 2017.

Vendosja e bashkëpunimit dhe fuqizimi i Qendrave Burimore të mbështeturanga TACSO në shtetet përfituese në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi ështëelementi kryesor i fazës përfundimtare të projektit. Ky proces kishtepër qëllim identifikimin e partnerëve me misione dhe qasje të ngjashmeme atë të TACSO-s në raport me zhvillimin e shoqërisë civile, për tësiguruar qëndrueshmërinë e funksioneve dhe shërbimeve.

Partnerët u përcaktuan përmes thirrjes së hapur dhe duke vlerësuarorganizatat potenciale. Qëllimi kryesor ishte identifikimi i kandidatitmë të përshtatshëm të interesuar për të hyrë në partneritet me TACSO-n, icili tash e tutje do të quhet “Qendra Burimore e Mbështetur nga TACSO”.

Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara pas thirrjes së hapur tregoi seKCSF-ja është partneri i duhur për partneritet me TACSO-n. KCSF ka 15vite përvojë në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile dhe pritet tavazhdojë punën dhe misionin e projektit TACSO gjatë viteve në vijim. Kypartneritet i ri mes TACSO-s dhe KCSF-së e vendos asistencën teknike përshoqërinë civile në një dimension më të lartë. KCSF-ja do të jetënikoqir i TACSO-s në zyrat e saj në Prishtinë.

Partneritetet në rajon mes Qendrave Burimore dhe TACSO-s janë dizajnuarnë atë mënyrë që t’i përmirësojnë kapacitetet e Qendrave Burimore ashtuqë ato t’i marrin funksionet kryesore të TACSO-s (për shembullaktivitetet për ngritjen e kapaciteteve, krijimin e partneriteteve dherrjetëzimit, avokimit, veprimtarive që lidhen me vizibilitetin dheshërbimet e asistencës teknike etj.). Këto aktivitete kanë për qëllimforcimin e shoqërisë civile, krijimin e ambientit dhe kulturës“miqësore” për zhvillimin e OShC-ve dhe ofrimin e ndihmës për gjithëshoqërinë civile në Kosovë.

Qendrat Burimore dhe TACSO do të bashkëpunojnë në praktikë përimplementimin e aktiviteteve të projektit. Paralelisht me këtë,organizata nikoqire do të marrë mbështetje për zhvillim organizativ dhetrajnime me qëllim që t’i avancojë shërbimet për OShC-të. Ju lutemiinformohuni për TACSO-n dhe punën e saj që lidhet me Qendrat Burimore nëfaqen tonë elektronike, Facebook dhe Twitter!

BE-ja e ka mbështetur Projektin e Asistencës Teknike për Organizatat eShoqërisë Civile (TACSO) që nga viti 2009 përmes mekanizmit të saj përMbështetjen e Shoqërisë Civile (Civil Society Facility – CSF), me qëllimtë forcimit të shoqërisë civile dhe krijimit të ambientit dhe kulturëssë përshtatshme për zhvillimin e shoqërisë civile në BallkaninPerëndimor dhe Turqi.

Veprimtaria e TACSO-s realizohet përmes një zyre rajonale në tandem mezyrat kombëtare në shtatë shtete. Falë 22 profesionistëve të punësuar,TACSO i afron OShC-të nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia më pranënjëra-tjetrës dhe më pranë BE-së, përmes organizimit të aktiviteteve nënivel rajonal. Përveç kësaj, TACSO u përgjigjet nevojave specifike tëorganizatave të shoqërisë civile duke ofruar asistencë teknike,mbështetje në ngritjen e kapaciteteve dhe lehtësim të dialogut mespalëve kryesore me interes nga radhët e shoqërisë civile.

Për më shumë informacion kontaktoni Ardita Metaj Dika, këshilltare vendore e Zyrës së TACSO-s në Kosovë, në emailin info.ko@tacso.org .