LIGJERATË E HAPUR – NDIKIMI I DOBËT I BE-SË NË POLITIKËN E RE TË JO-ZGJERIMIT, RAPORTI I PROGRESIT DHE PROCESI I VIZAVE

Shkolla për Integrim Europian, projekt i përbashkët i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), organizon ligjeratën e hapur “Ndikimi i dobët i BE-së në politikën e re të jo-zgjerimit – roli i PE në shqyrtimin e reformave të diskutuara nga KE (Raporti i Progresit dhe procesi i vizave)” me ish-eurodeputetet Karin Junker dhe Gisela Kallenbach.

KARIN JUNKER ishte anëtare e Parlamentit Europian në vitet 1989 – 2004 dhe është pjesë e Asociacionit të ish-Anëtarëve të Parlamentit Europian. Është gazetare dhe shkrimtare. Nënkryetare e Asamblesë së Përbashkët Parlamentare të AKP/BE në vitet 1994 – 2004.
Politikat prioritare: politika mediale, politika e zhvillimit, politika kulturore, marrëdhëniet e jashtme ekonomike, barazi gjinore. Anëtare e Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD) që nga viti 1964. Anëtare e byrosë ekzekutive të SPD-së në vitet 1988 – 2005 dhe udhëheqëse e organizatës së grave të SPD-së 1992 – 2004. Fuksionet e tanishme përfshijnë: antëtare e Rundfunkrat (Këshilli i transmetuesëve) të Westdeutscher Rundfunk (WDR). Poashtu udhëheqëse dhe anëtare e Komitetit të Programit të Bordit Këshillues të Programeve të ARTE GEIE, Strasburg. Anëtare e Byrosë Ekzekutive të Komitetit të Përhershëm të Grave të Partisë së Socialistëve Europianë (PSE), anëtare e Komitetit për Media të SPD dhe anëtare e Komisionit për Politika Europiane të SPD.

GISELA KALLENBACH ishte anëtare e Parlamentit Europian në vitet 2004 – 2009 dhe aktualisht është pjesë e Asociacionit të ish-Anëtarëve të Parlamentit Europian. Në vitet 2009 – 2014 ishte anëtare e Parlamentit, zëdhënëse për çështje europiane, mjedis dhe zhvillim urban. Nga 2000 – 2003, administratore Komunale e UNMIK në Pejë. Nga viti 2004 në vitin 2009 ishte anëtare e Parlamentit Europian, Partia e të Gjelbërve/EFA-Group, Komiteti për Zhvillimin Rajonal, zëvendës anëtare e Komisionit për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, zëvendës anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, anëtare dhe delegate për Marrëdhëniet me vendet e Europës Jug – Lindore, anëtare dhe delegate për Marrëdhëniet me Indi. Në vitet 2003 – 2004 ishte këshilltare personale e Komisionerit për mbrojtje të mjedisit, Leipzig. Në mes viteve 1969 – 1990  ishte anëtare dhe udhëheqëse e grupeve kërkimore që merren me cilësinë e ujit, ujërat e zeza dhe restaurimin e tubacioneve.

Ligjerata mbahet me datën 17 tetor 2014, në ora 14:00, në zyret e KCSF-së. Regjistrimi është i  obligueshëm. Ju lutemi që emrin, mbiemrinorganizatën dhe numrin e telefonit t’i dërgoni në email-in rina.dragidella@kcsfoundation.org.