TRAJNIMI “AKTIVITETI EKONOMIK I OJQ-SË DHE OBLIGIMET NDAJ ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS”

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile për të aplikuar për trajnimin dy ditor “Aktiviteti ekonomik i OJQ-së dhe obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”. Trajnimi mbahet më 30 qershor dhe 1 korrik, në Prishtinë.

Pjesëmarrësit e trajnimit do të pajisen me njohuri rreth konceptit të angazhimit të OJQ-ve në aktivitet ekonomik, kornizën ligjore e cila mundëson angazhimin e OJQ-ve në aktivitet ekonomik, rregullat dhe procedurat e brendshme që duhet ndjekur nga OJQ-të të cilat angazhohen në aktivitet ekonomik, format e përdorimit të të hyrave nga aktiviteti ekonomik dhe realizimin e qëndrueshmërisë financiare përmes aktivitetit ekonomik.

Poashtu, pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë mundësinë të pajisen me njohuri mbi obligimet dhe format e raportimit në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), përfshirë: tatimin në paga dhe kontribute pensionale; trajtimin e OJQ-ve për tatim në qira, TVSH dhe tatim në Korporata; dhe deklarimin elektronik i tatimeve dhe kontributeve pensionale (EDI).

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet falas.

Kush mund të aplikojë?

  • Drejtorët Ekzekutiv;
  • Drejtorët e programeve;
  • Menaxherët Finaciar;
  • Koordinatorët e programeve;
  • Menaxherët e projekteve.

Pas përfundimit të trajnimit ju do të jeni në gjendje të:

  • Bëni dallimin në mes të angazhimit jo për përfitim dhe aktivitetit ekonomik të OJQ-së;
  • Kuptoni dhe interpretoni dispozitat ligjore të cilat mundësojnë angazhimin e OJQ-së në aktivitet ekonomik;
  • Ndërtoni format dhe procedurat e brendshme, të domosdoshme për angazhim në aktivitet ekonomik;
  • Kuptoni format dhe procedurat e realizimit të të hyrave nga aktiviteti ekonomik;
  • Planifikoni ngritjen e fondeve dhe qëndrueshmërinë financiare të organizatës;
  • Diversifikoni burimet financiare;
  • Siguroni pavarësi financiare;
  • Kryeni të gjitha obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Afati i fundit për aplikim është të mërkurën, më 25 qershor 2014, ora 12:00.