THIRRJE PËR APLIKIM NGA PROJEKTI PËR VEPRIM SHOQËROR I KUSA

Kemi nderin të shpallim thirrjen për aplikim për mbështetjen e ideve origjinale dhe inovative për projekte, në kuadër të programit për Veprimin Shoqëror  për vitin 2014.

Ky program ka për qëllim zhvillimin e KUSA dhe anëtarëve të saj në shoqërinë e Kosovës, duke ofruar ndihmë për projektet e anëtarëve të KUSA-s që kanë për qëllim të përdorin ekspertizën e tyre për të kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social në Kosovë.

Aplikcaionit do të shqyrtohen nga Bordi i KUSA dhe idetë më të mira për projekte do të përzgjedhen duke marr për bazë këto kushte:

  • Projektet që janë inovative;
  • Projektet që kanë synim të qartë të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë dhe pozitiv në zhvilimin e shoqërsië Kosovare;
  • Projekti i parë i përzgjedhur duhet të përfundojë para 1 korrikut 2014
  • Buxheti i projektit nuk duhet të kalojë shumën prej 1000 dollarësh.

KUSA do të inkurajojë porjektet që përfshrijnë më shumë se një anëtarë të KUSA-s në formën e bashkëpunimit. KUSA nuk do të mbështesë ndonjë projekt që është ë zbatim e sipër.

Vetëm anëtarët e KUSA kanë të drejtë aplikimi.

Afati i fundit për aplikim është 30 mars 2014. Për të aplikuar ju lutemi plotësojeni formën më poshtë me një përshkrim të shkurtë dhe dërgojeni në kusacenter@gmail.com