Trajnimi ka për qëllim të ofrojë një gamë të mjeteve të ICT-së të cilat mundësojnë optimizimin e proceseve të brendshme dhe të jashtme të organizatave të shoqërisë civile.
Trajnimi është i strukturuar në mënyrë që të ofrojë informata teorike mbi rëndësinë dhe mundësitë që sjellin mjetet e prezantuara, si dhe informata praktike rreth hapave kryesorë për navigimin e mjeteve të prezantuara. Përgjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë mundësi të marrin pjesë në ushtrimet e përgatitura duke ofruar mundësi për navigim të mjeteve në praktikë. Pjesëmarrja në ushtrime rekomandohet të bëhet përmes shfrytëzimit të pajisjeve personale që pjesëmarrësit kanë në dispozicion (laptop ose telefon).
Ky trajnim do të fokusohet ndër të tjera në çështje që lidhen me:
- Krijimin e mundësive për komunikim të brendshëm, bashkëpunim, koordinim dhe menaxhim të njohurive;
- Ndërveprimin me përfituesit, partnerët dhe akterët përmes aktiviteteve të zhvilluara në mjedisin digjital (p.sh. tryeza e rrumbullakët, diskutimet publike, angazhimi i të rinjve, punëtoritë, trajnimet, konferencat, diskutimet grupore, programet e vullnetarizmit, etj.);
- Përafrimin me audiencat e shënjestruara dhe qasja tek audiencat e reja duke promovuar më mirë profilin dhe aktivitetet e organizatës tuaj;
- Rritjen e transparencës;
- Nxitjen e inovacionit;
- Ofrimin e mundësive për zhvillim të vazhdueshëm të stafit dhe kulturës organizative.
Me këtë rast Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka lansuar Udhëzuesin për Transformimin Digjital të OShC-ve. Udhëzuesin, i cili do t’i ndihmojë organizatat në një konsolidim digjital dhe në promovimin digjital përmes tregimeve digjitale, mund ta gjeni më poshtë: https://www.rc-kosovo.org/wp-content/uploads/2021/08/Udhezuesi-ne-Gjuhen-Shqipe.pdf