Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe përkrahjen e procesit të integrimit europian të Kosovës. Aktivitetet kryesore të KCSF-së shtrihen në informim dhe ngritje të kapaciteteve të sektorit jo-qeveritar, përkrahje financiare të nismave të shoqërisë civile dhe hulumtim e avokim në fushat e zhvillimit të shoqërisë civile dhe integrimit europian.
KCSF kërkon hulumtues/e, për punësim me orar të plotë.
Kandidatët(et) e interesuar(a) duhet të kenë:
- Mbaruar shkollimin e lartë (Master), ose të paktën nivelin bachelor, me preferencë në shkenca shoqërore, ose minimalisht 3 vite përvojë relevante në mungesë të shkollimit të lartë;
- Përvojë pune si hulumtues/e së paku 1 vit
- Raporte të shkruara të hulumtimit
- Njohuri të përgjithshme të zhvillimeve shoqërore në Kosovë
- Njohuri të konsiderueshme për shoqërinë civile në Kosovë
- Njohuri të konsiderueshme të metodave të hulumtimit;
- Aftësi të konsiderueshme për përdorim të software-ëve për analiza statistikore (SPSS/RStudio ose të ngjashme)
- Njohuri bazike në kodim dhe interpretim të të dhënave cilësore;
- Aftësi të shkëlqyeshme për përdorim të MS Office;
- Aftësi të shkëlqyeshme të menaxhimit të bazës së të dhënave;
- Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Gatishmëri për punë ekipore dhe për angazhim në disa detyra njëkohësisht;
- Gatishmëri për t’u angazhuar në temat e fushëveprimtarisë së KCSF-së.
Përderisa kualifikimet e mësipërme janë obligative, preferohet që kandidatët(et) të kenë edhe:
- Njohuri bazike të programeve për vizualizim/prezentim të të dhënave të hulumtimit;
- Njohuri bazike për menaxhim të rrjeteve sociale me qëllim të prezentimit dhe promovimit të të dhënave të hulumtimit;
- Njohuri bazike për menaxhim të databazave komplekse, analizë dhe interpretim të të dhënave (p.sh. databazat e të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosvës, etj);
- Leje të vozitjes, Kategoria B.
Hulumtuesi/Hulumtuesja do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Propozimin, zbatimin dhe menaxhimin e hulumtimeve të KCSF-së;
- Dizajnimin e pyetësorëve dhe anketave, si dhe menaxhimin e punës në terren, përfshirë kordinimin e anketusëve/anketueseve;
- Mirëmbajtjen e databazave ekzistuese të të dhënave të KCSF dhe zhvillimin e sistemeve të reja të të dhënave;
- Analizimin dhe interpretimin e të dhënave komplekse, cilësore e sasiore;
- Shkrimin e raporteve të hulumtimit;
- Menaxhimin e marrëdhënieve dhe komunikimin e rregullt më përfaqësues/e të organizatave të shoqërisë civile dhe zyrtarë/e të institucioneve publike në Kosovë;
- Konceptimin dhe zhvillimin artikujve dhe formave tjera për paraqitje të të dhënave të hulumtimeve;
- Përgatitjen dhe publikimin e grafikoneve të ndryshme që paraqesin të gjeturat ose statistikat e hulumtimeve;
- Përcjelljen e vazhdueshme të zhvillimeve ligjore dhe politike në fushëveprimtarinë e KCSF-së;
- Kontribut aktiv në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë programore dhe strategjisë së KCSF-së.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV
- Letër motivimi
- Listë e hulumtimeve, raporteve, apo çfarëdo shkrime tjera autoriale të kandidatit/kandidates
Dokumentet e lartëshënuara duhet të dërgohen në e-mail adresën hulumtimi@kcsfoundation.org deri më 20 Shtator 2020. N? faz?n e par? t? aplikimit, nuk k?rkohet d?rgimi i asnj? informate apo dokumenti shtes?.
KCSF synon që të angazhojë një Hulumtues/e, duke filluar prej muajit tetor ose nëntor 2020. Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga kandidati(ja) e përzgjedhur.
Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.
Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedhë asnjë nga kandidatët(et) e paraqitur(a).