PUNËTORIA KOMBËTARE E INDEKSIT TË SHOQËRISË CIVILE ~ 15 DHJETOR 2010, PRISHTINË

Indeksi i Shoqërisë Civile i CIVICUS, është një hulumtim i gjendjes së shoqërisë civile i cili ndermirret nëpërmjet një metodologjia pjesëmarrëse, dhe synon që analiza e situatës aktuale të shërbejë si nxitje për veprime të mëtejshme për të avancuar gjendjen e shoqërisë civile në vend.

Pas validimit të të dhënave dhe nxjerrjes së rekomandimeve bazë nga takimet e fokus grupeve dhe Komitetit Këshillues, rreth 60 përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve publike, biznesit, mediave etj u mblodhen në Punëtorinë Kombëtare, për të validuar përfundimisht të dhënat e hulumtimeve sasiore dhe cilësore, dhe për të rekomanduar veprimet e mëtejshme që duhen ndërmarrë nga shoqëria civile rreth avancimit të pozitës së saj.

Punëtoria Kombëtare u mbajt më 15 Dhjetor 2010 në zyret e KCSF-së në Prishtinë, ndërsa paraqet aktivitetin e fundit të projektit me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve të sektorëve të ndryshëm, para draftimin të analizës përfundimtare mbi gjendjen e shoqërisë civile në Kosovë.

Hulumtimi është duke u zhvilluar në bazë të metodologjisë globale të Aleancës Botërore për Qytetari Pjesëmarrëse “CIVICUS”, ndërsa është i përkrahur financiarisht nga Trusti Ballkanik për Demokraci (BTD).