Në kuadër të projektit “Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërjen demokratike në Kosovë” të përkrahur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci (UNDEF), KCSF mbajti një trajnim dy-ditor rreth procesit të konsultimeve publike, ku janë trajtuar tema praktike rreth organizimit të konsultimeve publike në nivel qendror dhe përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e bërjes së politikave, ligjeve dhe akteve tjera nën-ligjore.
Trajnimi i mbajtur nga Drejtori i Zyres për Shërbime dhe Ndihmë Juridike në Zyren e Kryeministrit, z. Besim Kajtazi është ndjekur nga shumica e Drejtorëve të Departamenteve Ligjore të ministrive të Qeverisë së Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit janë njoftuar me kornizën ligjore në Kosovë rreth konsultimit publik, praktikave më të mira europiane si dhe këshillave praktike rreth zhvillimit të këtij procesi në nivelin qendror dhe mënyrave më të mira të përfshirjes së shoqërisë civile dhe në të.