THIRRJE PËR PROPOZIM: DIZAJNIMI DHE ZHVILLIMI I WEBFAQES SË QENDRËS SË BURIMEVE PËR SHOQËRI CIVILE NË KOSOVË

Thirrje për Propozim: Dizajnimi dhe Zhvillimi i Webfaqes së Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë

Ftesa për Tender

Thirrje për Propozim

Titulli i Kontratës: Dizajnimi dhe Zhvillimi i Webfaqes së Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë

Ftoheni të paraqitni kërkesën me dokumente të tenderit të plotë në email adresën si më poshtë lidhur me shërbimin e kërkuar si më lartë në përputhje me udhëzimet për furnizuesit. Propozimet e juaja mund të dërgoni deri me datën 28 Maj 2021 në orën 13:30.

Titulli i Kontratës: Dizajnimi dhe Zhvillimi i Webfaqes së Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë

Numri i Referencës: 01/2021

Data e Publikimit: 18 Maj 2021

Data e Përfundimit: 28 Maj 2021

Data për të dërguar kërkesat për dosjen e tenderit: 24 Maj 2021

Kohëzgjatja e Kontratës: Fillimisht 12 Muaj

Autoriteti Kontraktues: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Adresa: Musa Tolaj, Lam A, Hyrja 1, Kati i 12n, nr. 65-1 Qendra Nartel, Prishtinë 10000

Emaili: tender@kcsfoundation.org

Kompanitë e interesuara janë të ftuar të paraqesin kërkesën e tyre të kompletuar me dokumentet e tenderit përmes postës elektronike në: tender@kcsfoundation.org  deri në orën 15:30 me 24 maj 2021, duke iu referuar numrit të referencës 01/2021. KCSF do t’ju ofrojë dokumente të vlerësimit brenda një dite.