Sot është e vështirë të takosh dikë nga Kosova në Bruksel, në ngjarjet lidhur me BE-në në Prishtinë apo diku tjetër, i cili nuk ka kaluar nëpër Shkollën e Integrimit Evropian. Shumica prej tyre kanë mbaruar universitete të ndryshme në të gjithë Evropën, ku kanë specializuar në çështjet e BE-së. Por ata ende e konsiderojnë përvojën nga Shkolla e Integrimit Evropian si një përvojë të vlefshme që i ndihmon ata të bëjnë një punë më të mirë kudo që punojnë. Unë i takoj ata gjatë gjithë kohës në Bruksel—grupe gazetarësh të Kosovës që vizitojnë Brukselin, zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane që vijnë për takime me Komisionin Evropian, delegacionet e Doganave të Kosovës, Ministrisë së Bujqësisë, prokurorisë së shtetit dhe nga institucione të tjera që marrin pjesë në takime me kolegët në BE. Kjo është dëshmia më e mirë se sa kontribuoi KCSF-ja në zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës, si dhe në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm si të sektorit të shoqërisë civile ashtu edhe të institucioneve shtetërore.

-Augustin Palokaj
Korrespondent ndërkombëtar i shumë mediave