FTESË PËR PROPOZIME: KRIJIMI I VIDEO-STORIEVE TË SUKSESIT PËR PUNËN E KCSF-SË DHE GRANTISTËVE

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile synon të angazhojë  kompani/organizatë të specializuar e cila do të prodhojë video storie të suksesit që do të plasohen në rrjete sociale dhe ueb faqe lidhur me punën e KCSF-së dhe grantistëve që mbështeten përmes skemave të ndryshme brenda programeve të KCSF-së.

Andaj KCSF fton operatorët ekonomikë që të ofertojnë në Ftesën për Propozime për aktivitetin e prokurimit me nr. RFP 05/2023 me titull “Krijimi i video-storieve të suksesit për punën e KCSF-së dhe grantistëve ”.

Të gjitha informatat e detajuara së bashku me formularët e nevojshëm për t’u plotësuar, mund t’i gjeni më poshtë në dosjen e plotë të tenderit.

Ofertat duhet të dërgohen me email në: tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin e referencës RFP 05/2023 në subjektin e emailit. Ofertat e dërguara pas afatit dhe ato që nuk përkojnë me kërkesat dhe format përkatëse nuk do të shqyrtohen.

Afati i fundit për dërgim të ofertave është data 28 gusht 2023, ora 23:59.

Të gjitha informatat e detajuara, përfshirë formularët që duhen plotësuar, mund të shkarkohen nga vegëzat më poshtë.