NJOFTIM: Zyret e KCSF-së mbyllen përkohësisht, ndërsa puna vazhdon online

KCSF e ka përcjellë në vazhdimësi situatën e ndërlidhur me përhapjen e virusit COVID-19/Coronavirus, përfshirë shpalljen e gjendjes së pandemisë nga OBSh dhe ndërmarrjen e masave parandaluese nga Qeveria e Kosovës. Në anën tjetër, edhe pse t? kufizuara, studimet dhe analizat e deritashme t? reagimeve ndaj Coronavirusit, por edhe epidemive t? ngjashme n? t? kaluar?n tregojn? q? kufizimi i “nd?rveprimit social” ?sht? masa më e efektshme parandaluese e cila ka efekt t? drejtp?rdrejt? n? minimizimin e rasteve t? t? prekur?ve dhe atyre fatale.

Për këtë arsye, KCSF ka vendosur që nga sot të fillojë masat për përballimin e kësaj situate duke mbyllur zyrën dhe duke punuar kryesisht online, për të evituar maksimalisht ndërveprimin e drejtpërdrejtë në mes të punësuarëve/eve mes vete dhe me palë të treta, përveç rasteve të domosdoshme. Zyret do të jenë të mbyllura deri më 30 prill 2020.

Gjithashtu, duke pasur parasysh udhëzimet e kufizuara nga autoritetet përkatëse për masat përkatëse në vende të punës, dhe mungesën e burimeve për to, KCSF inkurajon të gjitha organizatat e shoqërisë civile që mund të konsiderojnë masa të ngjashme që të shfrytëzojnë dokumentin e detajuar të KCSF-së, që mund të shkarkohet më poshtë.