Përmes Granteve për Zhvillim Organizativ, Programi “EJA Kosovë” mbështet OJQ-të që kanë drejtim të qartë programor dhe potencial për ndikim, duke u mundësuar të investojnë në zhvillim të brendshëm dhe qëndrueshmëri afatgjate të organizatës.
Kjo përkrahje mund të përdoret për:
• ngritje të kapaciteteve të stafit;
• zhvillim dhe përmirësim të sistemeve dhe procedurave të brendshme;
• hartim të politikave dhe dokumenteve të brendshme;
• përdorim të softuerëve, pajisjeve, metodologjive ose qasjeve specifike;
• zhvillim të planeve për diversifikimin e burimeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Organizatat joqeveritare të regjistruara në Kosovë.
KOHËZGJATJA:
Përkrahje nga 6 deri në 12 muaj.
BUXHETI:
Deri në 15.000 EUR për grant.
Afati i fundit për aplikim: 28 qershor 2026 në ora 23:59.
Të gjitha detajet rreth aplikimit i gjeni këtu:https://bit.ly/3Pq4Lpz
Grantet për zhvillim organizativ janë pjesë e programit të KCSF-së “EJA Kosovë” për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.