POLITIKA E PRIVATËSISË

www.kcsfoundation.org

1. Hyrje

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është i përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për sigurimin e transparencës në mënyrën se si ato përpunohen, në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe legjislacionin në fuqi në Kosovë.

Kjo politikë shpjegon se si ne mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale kur përdorni faqen tonë të internetit.

2. Kontrolluesi i të Dhënave

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Adresa: Besa Imami, Lam A, H1, Kat.12, nr. 65-1, Lakrishtë, Prishtinë, Kosovë

Tel: +383 38 600 633 / +383 38 600 644

Email: office@kcsfoundation.org

3. Të Dhënat që Mbledhim

Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë këto kategori të të dhënave personale:

  • Të dhëna identifikuese (emri dhe mbiemri);
  • Të dhëna kontakti (email dhe numri i telefonit);
  • Të dhëna teknike (adresa IP, lloji i shfletuesit dhe pajisja që përdorni);
  • Të dhëna të përdorimit (faqet që vizitoni dhe mënyra e ndërveprimit me faqen);
  • Të dhëna nga komunikimi me ne (mesazhet që dërgoni përmes formularëve në faqe, email-it ose kanaleve të tjera të komunikimit;);
  • Të dhëna marketingu (preferencat tuaja për pranimin e newsletter-it);

4. Burimi i të Dhënave

Të dhënat personale mund të mblidhen:

  • Drejtpërdrejt nga përdoruesi, kur ju plotësoni formularë, na kontaktoni përmes email-it ose ndërveproni me faqen tonë;
  • Përmes cookies dhe teknologjive të ngjashme, gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit.

5. Qëllimet dhe Bazat Ligjore

Ne përpunojmë të dhënat personale për qëllimet e mëposhtme dhe në bazë të këtyre bazave ligjore:

  • Komunikim me përdoruesit, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe për të ofruar informacion mbi aktivitetet tona (bazuar në interes legjitim)
  • Dërgimi i newsletter-it, për t’ju dërguar informacione dhe njoftime, vetëm me pëlqimin tuaj (bazuar në pëlqim)
  • Analitikë dhe përmirësim i faqes, për të kuptuar përdorimin e faqes dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit (bazuar në pëlqim)
  • Siguria e faqes, për të mbrojtur faqen dhe për të parandaluar abuzimet (bazuar në interes legjitim)
  • Përmbushja e detyrimeve ligjore, për të respektuar kërkesat ligjore dhe rregullatore (bazuar në detyrim ligjor)

6. Skedarët gjurmues (Cookies)

Faqja jonë përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për funksionalitet, analizë dhe, në disa raste, për qëllime marketingu.

Përdorimi i cookies jo-esenciale bazohet në pëlqimin tuaj, i cili merret përmes cookie banner-it.

Për më shumë informacion mbi llojet e cookies që përdorim dhe mënyrën e menaxhimit të tyre, ju lutemi referojuni Politikës sonë të Cookies.

7. Palët e Treta

Ne mund të ndajmë ose përpunojmë të dhëna personale përmes shërbimeve të palëve të treta për qëllime të caktuara:

  • Hetzner – për hosting dhe ruajtje të të dhënave;
  • Google Analytics – për analiza të trafikut dhe përdorimit të faqes;
  • Google Tag Manager – për menaxhimin e skripteve dhe teknologjive të faqes;
  • Meta – për qëllime marketingu (mund të përdoret);
  • Mailchimp – për dërgimin e newsletter (mund të përdoret);
  • YouTube – për përmbajtje video të integruar, e cila mund të përpunojë të dhëna teknike dhe cookies sipas politikave të veta;

Këto palë përpunojnë të dhëna në përputhje me politikat e tyre të privatësisë.

8. Transferet Ndërkombëtare

Të dhënat personale përpunohen kryesisht brenda Zonës Ekonomike Europiane (EEA), përfshirë përmes ofruesve si Hetzner, i cili operon në Gjermani.

Megjithatë, disa nga shërbimet që ne përdorim, si Google (p.sh. Google Analytics), Meta dhe Mailchimp, mund të përfshijnë transferimin e të dhënave jashtë EEA, përfshirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këto raste, ne sigurojmë që të përdoren masa të përshtatshme mbrojtëse, si:

  • Klauzolat Standarde Kontraktuale (SCC) të miratuara nga Komisioni Evropian;
  • Masa shtesë teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave;

9. Afatet e Ruajtjes

Ne ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat janë mbledhur, përfshirë përmbushjen e detyrimeve ligjore, kontabël ose raportuese.

Në mënyrë më specifike:

  • Newsletter (përmes Mailchimp) – të dhënat ruhen për aq kohë sa përdoruesi mbetet i abonuar. Pas ç’abonimit (unsubscribe), Mailchimp mund të mbajë të dhëna minimale (si email address) në lista “suppression” për të siguruar që nuk dërgohen më email-e dhe për qëllime ligjore të përputhshmërisë;
  • Të dhënat analitike (përmes Google Analytics) – në konfigurimin standard, të dhënat e përdoruesve ruhen deri në 14 muaj, përpara se të fshihen automatikisht;
  • Tracking dhe marketing (p.sh. Meta) – cookie-t dhe të dhënat e lidhura zakonisht ruhen për periudha që variojnë nga 3 deri në 12 muaj, sipas politikave standard;
  • YouTube embeds (YouTube) – mund të vendosin cookies dhe të ruajnë të dhëna të përdoruesve sipas politikave të tyre; kohëzgjatja e cookies zakonisht varion nga sesioni deri në disa muaj;
  • Logs të serverit (Hetzner) – zakonisht ruhen për 7 deri në 14 ditë, për qëllime sigurie dhe diagnostikimi;
  • Komunikimet me email dhe korrespondenca – mund të ruhen për një periudhë të pacaktuar, kur kjo është e nevojshme për qëllime dokumentimi, menaxhimi të projekteve, transparence institucionale dhe përmbushje të detyrimeve ligjore;

Ne mund t’i ruajmë të dhënat për periudha më të gjata nëse kërkohet nga ligji ose nëse është e nevojshme për mbrojtjen e interesave tona ligjore.

Shënim: Periudhat e mësipërme të ruajtjes bazohen në konfigurimet standarde të ofruesve përkatës dhe mund të ndryshojnë në varësi të përditësimeve të politikave të tyre ose ndryshimeve në konfigurimin e shërbimeve nga ana jonë.

10. Detyrueshmëria

Për qasje në faqen tonë të internetit dhe/ose për përdorimin e shërbimeve tona, dhënia e disa të dhënave personale mund të jetë e domosdoshme. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime të nevojshme për ofrimin, administrimin dhe funksionimin e faqes dhe/ose shërbimeve tona. Mosdhënia e tyre mund të rezultojë në pamundësinë për të ofruar shërbime të caktuara.

11. Të Drejtat Tuaja

  • Të kërkoni qasje në të dhënat tuaja – të kërkoni informacion mbi të dhënat personale që ne mbajmë për ju;
  • Korrigjoni ose fshini të dhënat – të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta ose fshirjen e tyre në kushte të caktuara;
  • Kufizoni përpunimin – të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja në rrethana të caktuara;
  • Kundërshtoni përpunimin – të kundërshtoni përpunimin e të dhënave për arsye që lidhen me situatën tuaj;
  • Tërhiqni pëlqimin – në rastet kur përpunimi bazohet në pëlqim, mund ta tërhiqni atë në çdo kohë

12. Ushtrimi i të Drejtave

Për të ushtruar të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat personale, ju lutemi na kontaktoni në email adresën: office@kcsfoundation.org. Ne do t’ju përgjigjemi brenda 30 ditëve.

13. E drejta për ankesë

Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale nuk është në përputhje me ligjin, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë.

14. Siguria

Ne zbatojmë masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga qasja e paautorizuar, humbja, keqpërdorimi ose zbulimi i paautorizuar.

Këto masa përfshijnë, ndër të tjera:

  • përdorimin e protokolleve të sigurta (HTTPS/SSL);
  • kontrollin e aksesit në të dhëna;
  • kufizimin e qasjes vetëm për personelin e autorizuar;
  • masa të brendshme organizative për mbrojtjen e të dhënave;

15. Përditësimet

Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshimet në praktikat tona ose në kërkesat ligjore. Çdo përditësim do të publikohet në këtë faqe.