Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile synon të angazhojë së paku dy kompani profesionale të përkthimit, pa të drejta ekskluzive për ndonjërën prej tyre, për ofrimin e shërbimeve të përkthimit.
Qëllimi i këtyre shërbimeve është që të mundësohet komunikimi dhe informimi i drejtë dhe i saktë, pa u humbur kuptimi origjinal për individ, grupe ose organizata nga kultura dhe gjuhë të ndryshme.
Shërbimet e përkthimit përfshijnë përkthim dhe lekturim tekstual të materialeve të ndryshme, përkthim simultant dhe konsektiv nga/në gjuhë shqipe, angleze dhe serbe.
KCSF fton kompanitë profesionale të përkthimit që të ofertojnë në Ftesën për Kuotim të Çmimit për aktivitetin e prokurimit me nr. FPK 01/2025 me titull: Shërbime të përkthimit.
Ofertat dërgohen me e-mail në: tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin e referencës në subjekt. Ofertat e dërguara pas afatit dhe ato që nuk përkojnë me kërkesat dhe format përkatëse nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për dërgim të ofertave është data 28 gusht 2025, ora 23:59
Të gjitha informata e detajuara, përfshirë formularët që duhen plotësuar, mund të shkarkohen në dosjen më poshtë.