Secili aplikant i përzgjedhur në listën e ngushtë do të intervistohet nga anëtarët e Ekipit për Vlerësim të Granteve (EVG). Të gjithë aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë njoftohen për kohën e intervistës së tyre së paku pesë ditë para intervistës. Informatat për të gjitha intervistat do të publikohen paraprakisht dhe do të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit, qoftë përmes pranisë fizike në sallën e takimit, qoftë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në internet. Transmetimi i intervistave publike në platformën online do t’u lejojë të gjitha palëve të interesuara të kenë qasje në intervista edhe në një fazë më të vonshme. Intervistat do të kenë kohën e caktuar në mënyrë të barabartë për të gjithë aplikantët. Për aplikantët, intervista do të zgjasë më së shumti 20 minuta. Intervistat do të zhvillohen në gjuhën e zgjedhur nga aplikanti (shqip, serbisht ose anglisht) dhe, nëse është e nevojshme, do të sigurohet edhe përkthimi simultan. Në rast të përkthimit simultan, koha në dispozicion do të shtohet. Gjatë intervistave, një ose më shumë përfaqësues të organizatës që aplikon: 1) do t’i paraqesin shkurtimisht elementet kryesore të propozimit/strategjisë së tyre; dhe 2) do të përgjigjen në pyetjet specifike të parashtruara nga EVG-ja. Pas intervistave, çdo anëtar i EVG-së do ta rishikojë rrjetin e vet fillestar të vlerësimit duke u bazuar në informacionet shtesë nga kontrolli dhe intervistat publike, me ç’rast do t’i konfirmojnë/përshtatin pikët që i kanë dhënë për aplikantin përkatës.