Ne, organizatat e shoqërisë civile të nënshkruara më poshtë, shprehim mbështetje të fuqishme për vazhdimin e zbatimit të Iniciativës për Anëtarë nga vendet Kandidate të Zgjerimit (ECMI), e cila u pilotua me sukses nga Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (KESE/EESC) (KESE/EESC) këtë vit. Kjo iniciativë paraqet një hap të rëndësishëm drejt nxitjes së angazhimit dhe integrimit më të thellë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë që kanë një perspektivë të qartë drejt anëtarësimit në BE, edhe para arritjes së anëtarësimit zyrtar në BE.
Ne besojmë se me ECMI, KESE ka krijuar një model novator që inkurajon vendet kandidate të marrin pjesë në mekanizmat e BE-së, duke treguar në praktikë potencialin për integrimin gradual të këtyre vendeve në sistemin e BE-së. Për më tepër, ECMI vendos një precedent të rëndësishëm që duhet të shërbejë si model i përsëritshëm për institucionet e tjera të BE-së, duke forcuar më tej angazhimin e BE-së për zgjerim dhe përfshirjen e sinqertë të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë para anëtarësimit zyrtar.
ECMI ka mundësuar përfshirjen domethënëse të shoqërisë civile nga vendet kandidate duke ua mundësuar të kontribuojnë në opinionet e KESE-së, veçanërisht për çështje siç janë kohezioni social dhe ekonomik. Kjo iniciativë jo vetëm që ka dëshmuar angazhimin e institucionit të BE-së për të përfshirë zyrtarisht zërat e shoqërisë civile nga këto vende, por gjithashtu ka fuqizuar shoqërinë civile, me ekspertizën dhe përvojat e saj të larmishme, për të marrë pjesë aktivisht në formësimin e politikave evropiane. Kjo është identifikuar si kritike për përmirësimin e demokracisë, dialogut social dhe procesit të integrimit në BE. Udhëheqës si Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Věra Jourová, kanë theksuar se kjo iniciativë i sjell përfitime jo vetëm vendeve kandidate, por edhe vetë BE-së, duke e përafruar atë me interesat strategjike të BE-së.
Si një rrjet i OShC-ve të përkushtuara fuqishëm për promovimin e vlerave evropiane, demokracisë dhe kohezionit social në rajon, ne besojmë se vazhdimi i kësaj iniciative është thelbësor për të siguruar një proces më gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës të integrimit evropian për rajonin tonë. Për të reflektuar angazhimin e gjerë të BE-së për rajonin si tërësi, ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në fazat e ardhshme të ECMI-së. Asnjë vend nuk duhet të lihet pas për shkak të detajeve teknike të statusit, veçanërisht kur ka progres të qartë në reforma dhe përafrim me normat dhe vlerat e BE-së. Një qasje gjithëpërfshirëse, që përfshin të gjitha vendet në rrugën e anëtarësimit në BE, do të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe do të kontribuojë në vizionin e përbashkët të integrimit evropian.
Jemi të bindur se vazhdimi i zbatimit të ECMI-së, me përfshirjen e Kosovës, do të kontribuojë në një bashkëpunim më të fuqishëm dhe në një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë rajonin. Mbetemi të përkushtuar për të mbështetur këtë iniciativë dhe jemi të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim të mëtejshëm.
Organizatat mbështetëse:
- Balkan Civil Society Development Network
- Partners Albania for Change and Development, Albania
- Center for Civil Society Promotion, Bosnia and Herzegovina
- Kosovar Civil Society Foundation, Kosovo
- Center for Development of Non-Governmental Organizations, Montenegro
- Macedonian Center for International Cooperation, North Macedonia
- Civic Initiatives, Serbia
- Third Sector Foundation – TUSEV, Turkey
- European Movement in Albania
- Institute for research and policy analysis – Romalitico Skopje, North Macedonia
- KAGIDER Women Entrepreneurs Association of Türkiye
- Center Science and Innovation for Development (SCiDEV), Albania
- The BH Journalists Association, Sarajevo, Bosnia and Herzegovina
- Analytica think tank Skopje, North Macedonia
- CiviKos Platform, Kosovo
- Media Center, Montenegro
- Centre for Civic Education (CCE/CGO), Montenegro
- Rural Coalition, North Macedonia
- European Policy Institute, Skopje, North Macedonia
- Independent Journalists’ Association of Serbia
- Catalyst Balkans, Serbia
- Trade Union of Media of Montenegro
- Center for Investigative Reporting (CIN), Bosnia and Herzegovina
- Open Society Foundations – Western Balkans
- Regional Action Lab (Re-ACT Lab), Kosovo
- National University of Political Studies and Public Administration
- Save the Children, Kosovo
- Civil Rights Defenders Western Balkans
- European Movement in Montenegro
- Roma Active Albania
- Albanian FORUM of Shkodra Lake
- Women in INTEGRATION
- Tirana Ekpres, Albania
- Trag foundation, Serbia
- Partners for Democratic Change Serbia
- Handikos Hani Elezit, Kosovo
- independent educational organization
- Green Energy Kosova
- Heimerer College
- Women’s Business Association SHE-ERA
- NGO Yellow
- Activism Roots
- OJQ – YOUTH COUNCIL OF RAHOVEC
- OBOTI NGO
- Center for Social Group Development (CSGD), Kosovo
- Shoqata sportive lulekuqet e Kosoves (SHSLK)
- “PESHA”
- Women association for fighting BC in Kosovo RENESANSA
- NGO,,Vision 02″
- Iniciativa e Femrës Kosovare IFK
- Mute Fondation
- Association of Intelectuals
- Rilindja Gjelbër- Green Renaissance
- Mitrovica Women Association for Human Rights
- KIPRED
- OJQ Gjeomjedisi & NGO geo-environment
- Expoart.40
- Shoqata e gruas “Jeta në Kastrot”
- Network of Peace Movement
- Fearless Minds Kosovo
- NGO “Perspektiva Energjetike”
- Sundimi Demokracise ne Kosove
- Kbi-Rahovec
- Koral
- Defy them, Kosovo
- Anibar
- Radio Vala Rinore
- KLSP
- EcoKosWomen EKW
- Qendra Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm
- CBDC
- The Union of Ecologists, Natyra, North Macedonia
- STEMA
- Friedrich Ebert Stiftung Prishtina Office
- Centre for Research and Gender Policy
- Komiteti i Grave te Verbera te Kosoves
- Balkans Policy Research Group
- “We Remember Tony Blair” Foundation
- Institut Alternativa, Podgorica, Montenegro
- Qendra Rinore Obiliq
- YMCA Movement
- BSPK-Kosovo
- Confederation of Trade Unions of Albania – KSSH
- Institute for Development Policy – INDEP
- Network of Peace Movement
- Shoqata e gruas “Jeta në Kastrot”
- Save the Children
- Regional Action Lab (Re-ACT Lab)
- Qendra Rinore Obiliq
- Instituti GALAXY
- Kosovo CSR Network
- Atele Galeri RINIA
- Forumi Ekonomik Rajonal DUkagjini
- SHITP – PRIZREN
- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë
- Human Rights Radio Network
- Local Development Association(Yerelden Kalkınma Derneği)
- Qendra per Barazi dhe Drejtesi/Center for Equality and Justice
- Shoqata Multietnike e Grupeve te Grave te Regjionit te Mitrovices
- Mundesia
- UG Zasto ne
- Institut za teritorijalni ekonomski razvoj – InTER
- Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC
- New Social Initiative
- Women’s Association Aureola
- Advocacy Training and Resource Center – ATRC
- Group for Legal and Political Studies (GLPS), Kosovo
- Association of Independent Intellectuals
- Initiative for social development “Flick”, Montenegro
- Kosovar Social Enterprise Foundation