Edis Agani ka mbi 20 vjet përvojë pune në menaxhimin e programeve ndërkombëtare për zhvillim, në fushat si të drejtat e njeriut, qeverisja e menaxhimi i financave publike, anti-korrupsion dhe shpëlarje e parave. Edisi ka menaxhuar ndihmën financiare shumëvjeçare të BE-së në sektorë të mëdhenj si qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, përfshirë programet që synojnë organizatat e shoqërisë civile në Kosovë. Përveç kësaj, ajo ka menaxhuar dhe ka marrë pjesë edhe në programe të mëdha të donatorëve të tjerë (SHBA dhe OKB). Ka përvojë të gjerë në menaxhimin e ciklit të projekteve, si dhe njohuri të mira të aktorëve dhe politikave të zhvillimit ndërkombëtar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Edisi ka njohuri të thella për strukturën e shoqërisë civile, kapacitetet dhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë pasi ka menaxhuar programe shumëvjeçare e të mëdha që i mbështetnin organizatat e shoqërisë civile. Ka mbi 14 vjet përvojë pune në dizajnimin e skemave për grante, vlerësimin e aplikacioneve/propozimeve, monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të granteve. Menaxhimi i programeve të mëdha në fusha të ndryshme, përfshirë të drejtat e njeriut, mediat, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, i mundësoi Edisit të fitojë njohuri të gjera për zhvillimet e përgjithshme socio-ekonomike e politike në Kosovë. Gjuha e saj amtare është shqipja dhe flet rrjedhshëm anglishten, serbishten, maqedonishten dhe turqishten.