Erton Kashta ka një prapavijë të edukimit në fushën e juridikut, të cilën pati mundësi ta vë në praktikë përmes punës në administratën publike ashtu edhe në sektorin privat. Aktualisht ai është i angazhuar si konsulent në fushën e shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale. Përvoja e tij në këto tema është ndërtuar përgjatë një angazhimi të gjatë profesional. Që nga viti 2019, ai ka udhëhequr një ekip profesionistësh si pjesë e projektit inovativ zviceran LëvizAlbania. Ky projekt synonte të mbështeste aktorët qytetarë në kërkesën e tyre për një qeverisje lokale të përmirësuar në Shqipëri, duke u bërë një markë në sektorin e shoqërisë civile. Që nga viti 2002, përvoja e tij në administratën shtetërore përfshin Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Universitetin e Arteve dhe Agjencinë Kombëtare të Turizmit, duke përfshirë një gamë të gjerë detyrash dhe përgjegjësish, ekzekutive dhe menaxheriale. Si avokat, pati mundësinë të punoj me profesionistë të lartë në sektorin privat, duke u njohur me degë të ndryshme të së drejtës dhe një gamë të larmishme temash, përfshirë edhe proceset gjyqësore. Që nga viti 2014 angazhimi i tij profesional u fokusua në sektorin e zhvillimit, duke punuar me projekte zvicerane në pozita udhëheqëse  duke mbështetur komunat në mbarë Shqipërinë dhe disa institucione në nivel qendror. Ertoni ka pasur mundësinë të punoj ngushtë me ekipe dhe profesionistë të ndryshëm dhe të përfshihet në procese që kanë rrënjosur përvojë dhe ekspertizë në fushën e qeverisjes lokale dhe decentralizimit.